"Jemi derra të vërtetë", poeti Agim Doçi këshillon Kryemadhin: Siguroni aleanca që e mbështesin Shqipërinë

"Jemi derra të vërtetë", poeti Agim Doçi

Protestës së opozitës dhe qytetarëve në rrugë i është bashkuar edhe poeti Agim Doçi. I ulur këmbëkryq pranë kryetares së LSI, Doçi e këshillon Monika Kryemadhin që të krijojnë aleanca që mbështesin Shqipërinë.

Në një bashkëbisedim miqësor mes tyre, për mikrofonin e Ora News, Doçi dhe Kryemadhi shkëmbyen pikëpamjet rreth asaj që po ndodh në Shqipëri, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Intervista e Agim Doçit dhe Monika Kryemadhit për Ora News

Agim Doçi: Këtu duhet të vijnë të gjithë shqiptarët. Banorët e Tiranës e kanë kaluar 1 mln e 200 mijë dhe dua ti shoh këtu. Nuk e di a e kanë votuar apo jo Edvin Kristaq Ramën, por vota më  e bukur nuk është tek protesta, por te një fakt. Ai ka deklaruar para 7 vitesh se nuk do ikë kur të më thotë opozita, por kur të më mushet mendja mua.

Unë dua ta pyes Edi Ramën: O Edi a të është mbushur mendja të ikësh apo jo.

Në krijimtarinë time arma ime është poezia. Do kisha dëshirë që nëpërmjet televizionit Ora që edhe ju e hëngrët një karton të verdhë më duket. Në poezinë tinë të para disa orëve kam thënë:

"Ta marrë vesh Evropa, Amerika vetë, se ne jemi derra, derra të vërtetë. Mos paç punë me ne, hajde tru me pre"

Duhet prerë ky dru i kalbur, sepse inflacioni i premtimeve të rilindasve na ka ardhur këtu (në maj të hundës). Unë mirëpres edhe ata që e kanë votuar. Situata ekonomike nuk ka të krahasuar. Do shkojë 9% inflacioni, në një kohë kur shtete me xhetona, si Maqedonia e Veriut e ka 1.2%, Mali i Zi, diku tek 1.4, ne 9%.

Ne po bënim me zonjë Kryemadhi një bisedë, sepse ajo është dibrane. Unë jam dhëndër në Dibër. Siç është edhe Reshat Arbana, Eqerem Çabej, edhe Presidenti është dhëndër në Dibër. Edhe ai që edukoi për 50 vjet Edi Ramën, Enver Halil Hoxha është dhëndër në Dibër.

Por në Dibër, por nuk ndenjte hijshëm, dibranët të çojnë për ujë dhe për dru.

Nuk mund të ketë vërejte sepse LSI do anëtarë si puna ime që nuk i binden as kryetares. Aty ku kam dashur unë të hyj në parti, 3 herë i kam plotësuar dokumentet dhe asnjëherë nuk më pranuan se më thoshin që je i papjekur. Unë vazhdoj të jem i papjekur, por do piqem shumë shpejt. Më vjen keq që ky simbol i kulturës, kjo ikonë në 8 monumentet që mbrohen nga UNESCO, erdhën me pabesi dhe dinakëri dhe sollën fadromat.

Ka edhe një fadromë politike që nuk ja masin dot pulsin. Popullit i ka ardhur në maj të hundës. Nëse e do le ta mbajë. Mua nuk më shqetëson ai, se unë nuk varem prej atij, as prej administratës së tij. Unë jam nga një administratë tjetër. Unë jam veteran lufte dhe nuk kam nevojë për asgjë tjetër, por kam nevojë që Shqipëria të bëhet zonjë. Siç kanë thënë rilindasit e vërtetë, jo këta që dikush i thotë ripjellas...janë biba të etërve kriminelë.

Gazetari: Monika, këtë fadromë politike që përmendi poeti, jeni të gatshëm ta udhëheqni?

Monika Kryemadhi: Romir Balla sapo tha që humbi dinjiteti njerëzor, por të mos humbasë dinjitetit shpirtëror. Në fakt humbi dhe dinjiteti politik. Të flasësh për dinjitet politik nuk ka më vlerë. Tani është dinjiteti shpirtëror, për të gjithë atë që mendojnë se kanë dëshirë për të rezistuar dhe që janë kundër Ramës, ja sheshi ja mejdani. Fadroma politike e Edi Ramës nuk është fadromë që shemb mure, fadroma politike kundër Edi Ramës është qëndresa dhe dinjiteti shpirtëror. 

Kështu që unë këtu do qëndroj, nuk do lëviz më nga ky vend, asnuk çohem dhe nuk do bëj asgjë tjetër, derisa të kem fuqi.

Gazetari: Poet e mbështesni këtë vendim?

Agim Doçi: Unë me Monikën nuk kam ndërmend të krahasohemi, sepse ne gegët kur ulemi në shesh, në mejdan me zonjat kujtojmë Tringe Smajlin, Norën e Kelmendit, Shote Galicën. Nëse unë si poet kam të drejtë ti them kjo është Shota, kjo duhet të ketë Azem. Nuk e di a do bëhet Azem ai aleati tjetër, Lulzimi, nuk e ka të lehtë ai të bëhet Azem. Që të bëhesh Azem duhet të mos të ketë kapur mallkimi i Mirditës.

Nëse Tirana thotë "të shpëlaftë panuklla" dhe "të hëngrët Gërdeci", nëse Korça thotë "të hëgërt e lopëve", nëse Shkodra thotë "të hyn vetja në qejf", Mirdita thotë "të vdektë fjala". Pra atyre që i ka vdekur fjala politikuajve, nuk kanë bythë me ardh me ndenj me mua, Monikën dhe me zonjat e tjera.

Monika Kryemadhi: Do vijnë Gimi do vijnë. Luli do vijë, është mbledhur me grupin e punës, por do vijë. Luli do koordinojë do sensibuilizojë të gjithë njerëzit. Gabimin që bëmë dje ta rregullojmë sot dhe në vazhdim.

Agim Doçi: Monika, aleanca juaj mbaje mend prej meje, e ka humbur me autogola. Autogolat ... dhe unë erdha në mëngjes dhe pashë një sjellje të protestuesve model. Nuk i ranë policisë si në 21 janar në hu dhe dru. Por bërtisnin turp dhe poshtë diktatura. Siguroni aleanca që  e mbështesin Shqipërinë.

Monika Kryemadhi: Ne do bëjmë aleancë me qytetarët. Këtu jemi edhe unë, edhe Luli, edhe Shpëtim Idrizi dhe të gjithë kryetarët e partive. Por të mos vinë për ne, të vijnë për veten e tyre. Të fitojë dinjiteti shpirtëror. Atë që tha Romir Balla, të vijnë për Mond Budinën, për Robert Budinën, për Neritan Liçajn, që mu mbushën sytë me lot. Me një dinjitet të jashtëzakonshëm. Me një dinjitet që netë të tëra pa gjumë i pafuqishem ecte dhe mbante trupin drejt, por mbante kokën poshtë, sepse mendoj se humbi. Nuk ka humbur. Humbi një godinë, por jo teatrin.

Agim Doçi: Monika, i ulmi atij që nuk është peng, dëgjoi vëllain tat. Kur nuk je peng, je fadroma  shpirtërore dhe politike. AI ka 7 vjet që ju mund me propagandë, ju ka vënë përpara me propagandë. Me mediat që i shërbejnë atij.

Monika Kryemadhi: Na ka bërë me propagandë, me para, me antishqiptarë, me superfuqi që e kanë sakatuar Shqipërinë. Kështu që siç kanë luftuar të tjerët, 1 mijë vjet që nuk u tjetërsuan këta shqiptarë.

EMISIONET