Ja detyrimet tatimore për subjektet me xhiro mbi 8 milionë lekë, kur rrezikoni gjoba

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) zbardh detyrimet tatimore që duhet të paguajnë subjektet me xhiro mbi 8 milionë lekë.

Subjekti duhet të regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar si: TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore)”, citon DPT.

Përmes një udhëzuesi tregohen llojet e detyrimet tatimore që kanë këto subjekte. Gjithashtu tregohen afatet dhe se ku do të bëhet pagesa e detyrimeve.

Kujdes

-Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.

-Nëse ambientin e merr me qera, pronari duhet të ketë paguar taksën e pasurisë së paluajtshme. 

-Deri në ditën e pajisjes me kasë fiskale dhe/ose në rast se kasa fiskale është jashtë funksionit, duhet të lëshosh dëftesë tatimore për çdo shitje të kryer.

-Nuk mund të bëhen transaksione me para në dorë për shuma mbi 150,000 lekë midis dy personave tregtarë fizikë apo juridikë

-Blerjet pa faturë tatimore ose vetëm me kupon tatimor, nuk njihen si shpenzime të zbritshme. Moslëshimi i faturës/kuponit tatimor të përfshin automatikisht në listën e subjekteve me risk dhe në rast përsëritje ndiqesh penalisht për evazion

Deklarata e TVSh, plotësohet në bazë të librit mujor të shitjes/blerjes, që dorëzohet online brenda datës 10 të muajit pasardhës; Nëse detyrimet tatimore janë krijuar si rezultat i vlerësimit të bërë nga administrata tatimore duhet të paguhen brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

Marrëveshja e pagesës me këste mund të prishet në çdo kohë nëse:
1. Pagesat nuk bëhen në përputhje me marrëveshjen;
2. Nuk paguan detyrimet e reja që lindin pas marrëveshjes;
Nuk pranohet të lidhet marrëveshje e pagesës me këste për detyrim tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

- Rimbursimi bëhet me një urdhër-pagesë në degën e thesarit, nga DPT për TVSh-në dhe DRT për tatimet e tjera, ndërsa kompensimi bëhet automatikisht për detyrimin e radhës të të njëjtit lloj dhe me miratim të posaçëm për llogari të detyrimeve të tjera, përveç mbipagesës së kontributeve për sigurimet.



Ne rast mosdeklarimi te Detyrimit Tatimor dhe mospageses në afat rrezikoni

 a. Vendoset gjobë për mosdeklarim;
b. Pas 5 ditëve, nga data e detyrimit për të deklaruar, administrata tatimore të njofton me letër kujtesë për detyrimin;
c. Brenda 10 ditëve pas njoftimit administrata tatimore bën vlerësim automatik të deklaratës së munguar, i cili:
i. Nuk mund të ankimohet, por
ii. Mund të anulohet nëse paraqet deklaratën brenda afatit të ri të përcaktuar.
d. Sistemi elektronik fillon llogaritjen automatike të gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimin e papaguar.

Si pagues i tatim fitmit nuk të lejohet ndryshimi i përgjegjësive tatimore edhe nëse xhiroja vjetore e biznesit zbret nën 8 milionë lekë;
b. Në varësi të fushës së aktivitetit, mund të duhet të regjistrohesh edhe për përgjegjësi tatimore të tjera specifike siç janë renta minerare, taksat kombëtare dhe tarifat kombëtare.

Nëse plotëson kushtet për Deklaratën e Transferimit të çmimit, duhet ta depozitosh atë brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës.

Per me shume lexoni broshurën

EMISIONET