Italia e kërkon për terrorizëm, Bardhyl Hoxha nga Franca flet për Ora News

Italia e kërkon për terrorizëm, Bardhyl Hoxha nga Franca flet

Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të dy shtetasve shqiptarë Bardhyl Hoxha e Bujar Hysa të konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat terrorist në Itali të ngjashëm me atë në teatrin Bataclan në Francë. 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilët kanë zbardhur një dokument top secret të forcave të antiterrozimit të cilët janë vënë në kërkim në të gjithë territorin italian të 2 shqiptarëve të dyshuar si terroristë.

Por në një lidhje telefonike për RTV Ora News, Hoxha i cili banon në Francë mohon që të ketë lidhje me terrorizmin dhe thotë se është gati ti dorëzohet policisë për të sqaruar pozicionin e tij.

“Nuk kam lidhje fare me terrorizëm. Mi kanë bërë falso. Unë kam 18 vite në Francë me gjithë fëmijët jam me të gjithë njerëzit e mi këtu. Këtu nuk kam asnjë lloj problem le pastaj të jem i lidhur me terrorizmin."

Hoxha akuzon një person nga Shqipëria si fajtor.

“Janë akuza falso që mi ka bërë një person nga Shqipëria. Ka paguar lekë."

Hoxha tregon se në të kaluarën ka pasur një problem ligjor me Italinë, për të cilin pasi e kishte mësuar në Francë ishte dorëzuar dhe kishte qëndruar 3 muaj në burg.

“Kam qenë në Itali, kam pasur probleme. Jam paraqitur në Francë. Pastaj jam ekstraduar dhe më kanë kthyer në Itali ku për 3 muaj më mbajtën në burg. Bëra burgun. Dola në gjyq dhe dola i pastër”

Nuk e njeh as ka lidhje me Bujar Hysën, personi i dytë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

“Bujar Hysa? Hera e parë që po e dëgjoj këtë emër. As uk e njoh dhe as nuk kam psaur lidhjej me këtë person. I paraqitem policisë me vullnet sic i jam paraqitur herën e parë”

Hoxha thotë se është gati t’i përgjigjet policisë qoftë dhe asaj italiane për të sqaruar pozicionin e tij. 



EMISIONET