Ish-prokurori Hajdari: Muxhahedinët ruhen në mënyrë të blinduar
I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora, ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari ka thënë se muxhahedinët në vendin tonë ruhen në mënyrë të blinduar.
Duke komentuar deklaratat e liderit suprem të Iranit, Ajetollah Khomeini se Shqipëria është një vend i lig, Hajdari tha se agjencitë tona dhe NATO do të marrin masa që ne të mos cënohemi.
Shkëlqim Hajdari: Agjencitë tona ligjzbatuese, në partneritet me NATO-n dhe partnerët e tjerë do të marrin të gjitha amsat që ne të mos cënohemi, nga aktet terroriste jo kundër shqiptarëve por kundër muxhahedinëve iranianë që janë në Manëz. Akte të tilla terroriste nuk duan shumë forcë, pasi bëhen me pak njerëz, nuk ka nevojë për ushtri, bëhet me 5-6 veta. Kampi i muxhahedinëve ruhet në mënyrë të hapur, por edhe në mënyrë jo të hapur. Mënyra e hapur, është për qytetarët e thjeshtë, por në mënyrë jo të hapur ajo ruhet dhe është e blindur, ju garantoj se është më të gjithë teknologjinë bashkëkohore, për marrjen e informacionit në kohë rekord.
