Ish i dënuari prej muajsh në kërkim të sendeve personale, BOOM zgjidh rastin

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ndërmjetësoi zgjidhjen e rastit të një zotërie, i cili kishte qenë më herët në burg, por pas daljes i kishin mbajtur kartën e identitetit.

Historia-Zagoll Seitaj kishte përfunduar në burg pasi kishte goditur të shoqen me bastun për shkak të urisë për bukë. Ai është dënuar 1 vit dhe ka bërë 6 muaj burg.Por në sendet personale që ka pasur me vete kur e kanë arrestuar kanë qenë dhe disa dokumenta, mes tyre dhe karta e identitetit.Kur ka dalë nga burgu në prill e ka kërkuar, në polici, në burg, në prokurori, por nuk e ka gjetur, ndaj ju drejtua BOOM. Pa të nuk shkon dot të vizitohet pasi është shumë i sëmurë.

Denoncimi-Jam Zagoll Seitaj, i jam drejtuar emisionit tuaj sepse kam bredhur në të gjitha institucionet dhe nuk kam gjetur kartën e identitetit që të shkoj tek mjeku i familjes.

Gazetarja: Pse përfundoi në institucione karta juaj, çfarë ndodhi?

Zagoll Seitaj: Sepse unë kam pasur një konfikt më familjen, me gruan. Nuk na jepte lekët uzina (ARMO), atje u sëmura rëndë, menjëherë sa u sëmura e lashë punën direkt. 6 muaj shtrirë. Pas 6 muajsh u zura me gruan se s`kisha bukë.U zumë sepse unë shtrirë, bukë nuk kishim, gjë nuk kishim, unë nuk punoja dot, gruaja nuk më shërbente dot edhe i them, çohu merr njëçik bukë atje, për bukë o bukë, dhe kjo nuk ngrihej dot, ku do gjente bukë, nuk kishte lekë. Bjer lëkët më tha mua për bukë, ça i thashë unë? Në mërzi e sipër siç isha i këpus një bastun kokës.Si duket u bë me gjak, i dhembi, doli menjëherë në xhade se kishte hall mos e godisja prapë unë. Doli në rrugë dhe e kapi patrulla e policisë, se kjo e dinte që do e çonin ta mjekonin. 

Ky ka qenë konflikti jonë i vetëm tërë jetën. Erdhi policia megjithë 20 policë dhe më merr mua. Unë përfundoj në polici në Ballsh.Atje ndenja disa orë, kurse këtu në komisariatin Fier më marrin sendet personale, aty dhe kartën e identitetit që më duhej mua. Vete dal në gjyq, shkoj në burg, më dënuan 10 muaj. Dal në 23 prill të këtij viti nga burgu dhe kur vjen puna nuk gjej dot kartën e identitetit. Kam ardhur dy herë këtu, tek komisariati i Fierit, kam shkuar te prokuroria, kam dërguar gruan te burgu, te burgu i thanë nuk ka këtu.Sekretarja te prokuroria ku shkoi gruaja i thotë nuk ke këtu asnjë send. Kjo i thotë që nuk vete dot tek doktori dhe nuk vija dot unë, se nuk të pranon njeri pa këtë se ishte futur sistemi.Ndaj ju drejtova emisionit tuaj.

BOOM e nisi kërkimin nga burgu, meqë aty ka qënë dhe pika e fundit e kontaktit mes tij dhe institucioneve. Në burg thonë se nuk e ka.Procesverbali i sendeve personale është bosh.

Punonjësi i burgut Fier: Nuk ke asnjë gjë këtu, në procesverbal nuk ke asnjëgjë.Shiko në prokurori ose në polici.


Te prokuroria ishte kohë pushimesh.

Punonjësi i prokurorisë Fier: A, ky do sendet personale ? Sendet personale të hënën ose të martën të vij të mundohet këtu.Janë pushim të tërë prokurorët, në shtator fillon puna.

Zgjidhjen zotëria së bashku me BOOM e gjetën te Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Punonjësi i policisë Fier: Zakonisht nuk bllokohen. Ose në asnjë rast nuk bllokohet, se nuk është mall bllokimi, kalon me dokumentat, por si dokument identifikimi, por jo bllokimi. Ai ka qenë para disa muajsh, nuk e di fiks saktë se për çfarë ka qenë. Dokumentat kur janë të pasqyruara në kontroll personal shoqërohen bashke me dosjen, ça të ketë, kur nuk janë të pasqyruara mund t`i tërheqë familjari ose ai kur del. Dokumentat e këtij kishin ngelur tek mua aktualisht.S`janë sende bllokimi këto, nuk janë përcjellë.I kam pasur unë tek zyra. Doli nga burgu ,duhet ta merrte menjëherë.Ka qenë i paregjistruar si dokument në sendet personale.


Gazetarja: Ka qenë i paregjistruar, dhe për këtë arsye nuk ka shkuar në burg bashkë me sendet e tjera thoni ju.

Punonjësi i policisë Fier: Jo, s`ka shkuar në burg, e kam mbajtur unë.

Zagoll Seitaj: Ju faleminderit juve. Jeni shumë të nderuar. Jam shumë i gëzuar për emisionin tuaj, duhet të kisha marrë më përpara, se më kanë sjellë vërdallë aq shumë.Këtu ku kam ardhur fillimish këtu po vij dhe sot. 4 muaj rresht.Jam shumë i sëmurë dhe më duhen këto.Kur erdha herën e parë këtu, më thanë shko tek burgu atje.Nuk i gjeta. Faleminderit ju! Nuk më qaste mjekja, as për të bërë gjilpërën ajo atje, nuk më qaste. Ju faleminderit!

EMISIONET