I riu pranon ekstradimin në Gjermani: Në Taxhikistan jam torturuar me elektroshok

I riu pranon ekstradimin në Gjermani: Në Taxhikistan jam torturuar me

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë 40 ditë burg për 24-vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhikistani, të akuzuar si pjesë e një celule të ISIS. I riu ka pranuar ekstradimin e tij, por me kusht që shteti gjerman mos ta deportojë drejt vendit të tij të lindjes, pasi sipas tij pretendohet që është vend diktatorial.

 Asllan Dogjani: “Ai e jep  pëlqimin për tu ekstraduar në Gjermani por me një kusht. Gjermania në fund të procesit hetimor apo gjyqësor të mos e ekstradojë në shtetin e Taxhikistanit sepse atij i rrezikohet jeta”

 Avokati i tij, ish-deputeti Asllan Dogjani, njëkohësisht dhe personi që e ka pritur  dhe strehuar në Shqipëri shprehet se ka ardhur në mënyrë legale, ndërsa është dorëzuar vetë në polici, dhe jo arrestuar nga policia.

 Asllan Dogjani: “Vjen për herë të parë në Shqipëri me vizë tek halla e tij e nuk ka qenë asnjëherë tjetër vetë apo me një person të dytë. Ai është dorëzuar vetë në policinë e shtetit sapo është informuar në mënyrë informale."

 Dogjani, shprehet për mediat se 24-vjeçari është dhunuar nga sistemi diktatorial në Taxhikistan dhe për këtë arsye, ekstradimi drejt Gjermanisë do pranohet të bëhet me kusht.

 Asllan Dogjani: “Ne kemi paraqitur një provë të ekspertëve në mjekësisë ligjore në Taxhikistan ku provohet se ai është dhunuar edhe duke aplikuar rrymën elektrike”

 Komron Zukhurov u ndalua të enjten nga forcat e anti-terrorit dhe Interpol, pasi ndaj tij janë ngritur akuza në Gjermani për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Si u arrestua i riu ne Tirane



EMISIONET