Ilir Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin. Europa Nostra: Ditë e trishtë
Ora 40:30. Momenti kur fadromat nisen shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e ditës së dielë. Këto pamje, Presidentit i Republikës, Ilir Meta i kujtojnë kohën e diktaturës në vitet 1967 kur u shemben Kishat dhe Xhamitë.
Kreu i shtetit, Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj kësaj qeverie, e cila për të shembur këtë godinë veproi në pabesi.
"MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet."
"Ditë të trishtuar për demokracinë dhe shtetin e së drejtës si dhe për trashëgiminë kulturore në Shqipëri" e ka quajtur oragnizata Europa Nostra vendimine Bashkisë për të prishur teatrin kombëtare
Aktorë, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile prej më shumë se dy vitesh mbroten godinën e Teatrit, por Bashkia e Tiranës pasi mori truallin në pronësi, veproi me shpejtësi për të bërë realitet planin e saj.
Madje me urdhër të prerë, forcat e policisë nuk kanmë kursyer as artistë, madje edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi apo ish-deputetët e LSI, siç shihet në këto pamje. Pjesë e shoqërimeve në polici ka qënë edhe gazetari Alfred Lela.
Për dhunën e ushtruar nga policia ndaj artistëv, gazetarëve dhe qytetarëve ka reaguar edhe denoncimi unioni i gazetarëve shqiptarë. Kjo situatë është nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.
Ndërsa ish- europarlamentarja Doris pack E QUAJTI SJELLJEN E SOTME TË POLITANËVE SI SJELLJE E DREJTUESVE TË KOMUNIZIMIT. Turp për beliaj dhe Bosin e Tij Rama, përfundon stausin në twitter.
