Ilir Kulla: Stërgjyshi im ka qenë një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë së mesme

Ilir Kulla: Stërgjyshi im ka qenë një nga njerëzit më

Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, Ilir Kulla, ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” në RTV Ora. I pyetur nga Rudina për origjinën e tij ai shprehet se babain e ka nga Korça dhe nënën nga Kavaja. Babai i tij punonte si oficer në Kavajë dhe aty njohu të ëmën. Madje ai thekson se stërgjyshi i tij ishte një nga njerezit më të pasur në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e Kavajës.

Rudina Dembacaj: Ke lindur në Kavajë apo jo? Po çne në Kavajë nga Korça?

Nëna e nënës time ka qenë nga Kavaja, domethënë stërgjyshi im ka qenë një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë së mesme dhe të zonës së Kavajës, ku dhe sot e kësaj dite kushërinjtë e mi janë atje me emrin famija Shijaku. Babai im si një oficer i ri punonte dhe njohu nënën time dhe krijuan familjen atje.



EMISIONET