Ia fshijnë këngën nga kanali i “RTSH-së në “Youtube”, Elvana merr këtë vendim të rëndësishëm

Pra disa ditësh të gjitha këngët e “Festivalit të këngës” u fshinë nga “Youtube” dhe “RTSH” e cilësoi këtë si një gabim teknik.

Një nga këto këngë ka qenë edhe e Elvanës “Me tana” që kishte marrë më shumë se 4 milion klikime.

Elvana e ka marrë situatën në dorë dhe e ka postuar këtë këngë në kanalin e saj në “Youtube” dhe i njofton të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në “Instastory”.
“‘Me tana’ është tani e disponueshme në kanalin tim të ‘Youtube’. Për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve tuaja pse videoja ime u zhduk nga kanali i ‘RTSH-së’ në ‘Youtube’, nuk e kam idenë. Kishte më shumë se 4 milionë klikime, por jam e sigurt se më shumë miliona klikime do të shtohen. Shumë dashuri”, ka shkruar këngëtarja.

EMISIONET