Të pastrehë nga tërmeti, familja Gjyli kërkon ndihmë për një banesë të re
Myslim Gjyli prej kohësh ka apeluar për ndihmë pasi jeton në një çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit. Temperatuart e larta e kanë detyruar atë të qëndrojë poshtë pemëve ndërsa bën sërish thirrje për ndihmën e kujdo që të paktën të ketë një dhomë.
Që prej tërmetit shkatërrimtar të nëntorit, 58-vjeçari Myslim Gjyli së bashku me bashkëshorten e tij jeton në një çadër pasi shtëpia. e tyre në Gjoricaj të Ishmit doli e pabanueshmë.
''Nuk kërkoj më tepër se 30 metra katror banesë, sado e vogël të jetë. Të paktën të hiqem nga ky siklet, më keq se jam duke vuajtur, nuk ka ku të shkojë më.''
Myslimi i ka humbur shpresat pasi ka kaq kohë që po pret t'i ndërtohet shtëpia por vetëm shpresa të kota.
''Nga data 26 nëntor e këtej, asgjë nuk është bërë. Asgjë, fjalë ka plot.''
Jetesa në cadër është pothuajse e pamundur në temperaturat e larta që po kalojmë. Myslimi thotë se gjatë ditës rri poshtë pemëve.
''Zakonisht rri ku të gjej ndonjë hije. Nëpër stola, apo nëpër hijet e pemëve. Në krahasim me dimrin, e bëj hallall, po kjo qenka akoma më vështirë. Nuk rrihet brenda. Nga ora 2 arrin, po qe se arrin 37 arrin mbi 50 temperatura. Kjo ishte një fatkeqësi natyrore, ai që ishte i këputur, atë e përmbysi.''
Thotë se në çadër as nuk mund të gatuajë apo lajë rrobat,
I pamundur për të ndryshuar situatën ai sytë i ka tek media që ta përcjellim mesazhin e tij për ndihmë.
