I mori pikë Laçit, Daja: Nuk meritonim më shumë, objektivi mbetet i njëjtë

I mori pikë Laçit, Daja:  Nuk meritonim më shumë,

Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në takimin e javës së 25-të kundër Laçit. Një pikë që sipas trajnerit të kuqezinjve, Ilir Daja ishte rezultati më i kënaqshëm. Pas takimit, Daja u shpreh:

Më atë që prodhuam në fushë na kënaq barazimi. Kundërshtari ishte i motivuar, pasi kishin ndryshuar trajnerin., Ndodh gjithmonë kjo. Kishin kontrollin e territorit. U munduam të bëjmë disa ndërrime. Në fund fare jemi të kënaqur me barazimin. Nuk meritonim më shumë. Objektivi është vendi i katërt, do e sulmojmë deri në fund. Na e lejon matematika dhe është diferencë e vogël. Me rikthimin e Bathës kemi tre javë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e radhës në Vlorë. Me kohën në dispozicion do synojmë objektivin e klubit."-përfundoi Daja në prononcimin e tij për mediat.

EMISIONET