I frymëzuar nga Shën Tereza, biznesmeni kenian ndihmon familjet e varfra në kohën e pandemisë

I frymëzuar nga Shën Tereza, biznesmeni kenian ndihmon familjet e

Një biznesmen në Afrikë, në frymën udhëzuese të Shën Terezës ndihmon familjet e varfëra të përballojnë pandeminë e koronavirusit. I riu drejton një grup vullnetarësh të cilët gjenden pranë atyre që kanë nëvojë në këto ditë të vështira.

I frymëzuar nga Shën Tereza, një biznesmen në Afrikë, po drejton një grup vullnetaresh për të ushqyer mijëra familje të mbetura pa ndihmë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.  

Pankaj Shah, operator guide në Safari, normalisht do të duhej të ishte duke u treguar turistëve bukuritë e vendit të tij Kenias në këtë kohë, por sot ai është pranë njerëzve në nevojë.

Megjithëse Shahu kurrë nuk ka drejtuar asnjë lloj operacioni ndihme më parë, ai ka një frymë udhëzuese: Nënë Terezën, me të cilën u njoh më shumë se tre dekada më parë në Nairobi. 

Shah rrëfen se si një rrotë rrëshqiti nga makina e vjetër e murgeshës Katolike Katolike gjatë udhëtimeve të saj dhe goditi Mercedesin e tij të ri.

 “Kam pasur një aksident të vogël automobilistik me makinën e Nënë Terezës, ajo kishtë një mjet të vjetër udhëtimi. Rrota anësore e përparme u shkëput papritur dhe goditi makinën time të re. Kur zbrita, pashë Nënë Terezën në atë veturë. Më pas e shoqërova me makinën dhe nga ajo ditë shumë gjëra ndryshuan në jetën time. Sa herë që kam nevojë për frymëzim, unë filloj të lutem. Unë mendoj për të dhe inspirimi vjen”.

Vullnetarët e Shahut, të cilët e quajnë veten ekipi Pankaj, kanë dërguar 24,000 pako që prej 22 marsit, secila me ushqim të mjaftueshëm për dy javë për një familje.

Ndihmat janë kontribut i komunitetit aziatik që kanë kontribuar jo vetëm me ushqime por edhe me ndihmë financiare.

Kenia raportoi rastin e pare me Covid 19 në 12 mars, ndërsa një javë më pas bizneset dhe shkollat u mbyllën duke lënë në vështirëse me mijëra familje.

EMISIONET