Selena Gomez nuk i flet më shoqes që i dhuroi veshkën, shkak bëhet alkooli

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të suksesshme si dhe më të përfolurat të momentit në SHBA.

Bukuroshja dy vite më parë kishte bërë të ditur se mikesha e fëmijërisë, Francia Raisa, i kishte dhuruar veshkën dhe me këtë rast i kishte shpëtuar jetën.

Në foton e publikuar nga vetë Selena dy vajzat shfaqeshin të shtrira në krevatet e spitalit, me duar shtrënguar me njëra-tjetrën dhe krahas pozës këngëtarja e falënderoi duke dhënë se do të ndihet borxhli për tërë jetën.

Mirëpo pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më shoqes, pasi që sipas radaronline, Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtjen yllit që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por ajo s’ia kishte varë veshin.

Pas operimit, Selena i kishte premtuar asaj se s’do ta tepronte me alkoolin, por nuk e kishte mbajtur fjalën dhe kjo ka bërë që dyshja pos një konflikti verbal, më të ndërpresin kontaktet mes tyre.

Ndryshe, Gomez është duke punuar në video projekte të reja muzikore si dhe po mban disa koncerte anekënd botës.


EMISIONET