Grantet në bujqësi, favorizohet kultivimi i bimëve medicinale dhe arrorëve

Grantet në bujqësi, favorizohet kultivimi i bimëve medicinale dhe

Fermerët e Elbasanit kanë mundësi të aplikojnë për grante në bujqësi, por duhet të jenë të formalizuar, që nënkupton pajisje me NIPT dhe me kartë shëndeti. Falë programit gjermano-danez “Sared” që ka nisur që në qershor të 2014 dhe përfundon në vitit 2018, synohet rritja e prodhimit dhe zhvillimit të sektorit agroushqimor dhe turizmit rural.

Fermerët e Elbasanit do të përfitojnë financime, në kuadër të projektit Sared, pjesë e programit gjermano-danez për mbështetjen e bujqesisë dhe zhvillimin rural në zonat e pafavorizuara në Shqipëri.

Grantet do të lëvrohen për fermerët që operojnë në blegtori, në kultivimin e pemëve frutorë dhe arrorëve, si dhe bimëve aromatike e mjekësore.

Ilir Boçi: Në vijën e parë kemi pasur shtatë aplikime nga të cilat pesë kanë qenë fermerë, kanë qenë investime në fermë të realizuara kryesisht me mekanikë bujqësore në zërin e frutave arrore dhe bimëve medicinale. Kanë qenë investime që ne i kemi deri në 35 mln lekë. Dhe një biznes ka qenë në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Për të përfituar grante, fermerët duhet të aplikojnë me projektet e tyre, si dhe duhet të jenë të regjistruar prane Drejtorisë së bujqësisë në Elbasan dhe te pajisur më kartë shëndeti.

EMISIONET