Gjykata nuk regjistron Armand Dukën President të FSHF-së

Gjykata nuk regjistron Armand Dukën President të FSHF-së

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos regjistrojë Armand Dukën si President të FSHF, pas rizgjedhjes së tij në mandatin e 6-të.

Shkak për këtë vendim sipas togave të zeza është bërë pjesëmarrja në votim e anëtarëve të paregjistruar. Pasi Armand Duka u rizgjodh përsëri si President i FSHF, ai dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv e dërguan vendimin e Asamblesë në Gjykatën e Tiranës për ta regjistruar me qëllim për ti dhënë formën ligjore kësaj procedure.

Por gjykata ka vendosur të mos e bëjë regjistrimin, ndërsa FSHF në një reagim zyrtar thekson se vendimi i gjyqësorit ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata.

Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji, bën me dije FSHF.

Sipas saj kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve.

"Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion", thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Nga ana tjetër ndonëse jo i formës së prerë vendimi i Gjykatës së Tiranës duket se e vendos FSHF në vështirësi juridike lidhur me funksionimin e saj.

Pas bërjes publike të vendimit të Gjykatës ka ardhur edhe reagimi i Bashkim Finos, i cili ka deklaruar se ka pasur besim se drejtësia do të reagonte.

“Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore”

Më tej Fino u shpreh se procesi do të vazhdojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Reagimi i Bashkim Finos

Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018. 

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. 

Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.

Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pë një futboll të pastër dhe të drejtë!


EMISIONET