Gjobat ndaj televizionit Ora, Demalia: Rama dhe Veliaj luftë mediave që nuk i shërbejnë pushtetit

Gjobat ndaj televizionit Ora, Demalia: Rama dhe Veliaj luftë mediave

Në një intervistë për Ora News, publicisti Ilir Demalia ka deklaruar se gjobat e vendosura ndaj televizonit 'ORA', kanë ardhur sepse qeveria dhe bashkia e Tiranës i kanë shpallur luftë drejtpërdrejtë mediave pasi nuk i shërben pushtetit.

Ilir Demalia: ''Në studiot shqiptare kam parë që janë grumbulluar më shumë se 2 vetë,dhe dalim prapë te ajo lufta që i bëhet medias të cilat nuk janë klientelë e pushtetit. Pra tashmë Ora News është në luftë me kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë. Jo vetëm është luftë po e ka kërcënuar drejtpërdrejt Ora News. Tani çojnë këtë gjobë, a ka një standard mediat e tjera apo bëhet në mënyrë selektive vetëm Ora News? Dhe unë them që është kjo. Ajo që është e trishtë, që skandali që ndodhi me bashkinë e Tiranës, me lali Erin, por jo vetëm. Edhe me institucionet e tjera të qeverisë, që paguajnë gazetarë që janë në anën e qeverisë dhe të bashkisë, që bëjnë propagandë për rilindjen, marrin paga nga shteti, kjo duhet dënuar. Pra në anën etike, këto gazetarë absolutisht nuk duhet të jenë më gazetarë.''

EMISIONET