Gjenerali amerikan: Kujdes me Kinën, është tigri do të hajë shumë nga miqtë tanë
Shqipëria ka dy alternative: Të shkojë me Perëndimin ose Kinën. Ky është mesazhi i përsëritur nga Amerika, këtë herë përmes gjeneralit Michael Barbero.
I pranishëm në një takim që po mbahet me gjeneralin paraditen e sotme në Tiranë, ky i fundit e quajti Kinën një nga kërcënimet afatgjata jo vetëm për SHBA por dhe për të gjithë aleatët, miqtë, dhe Shqipërinë.
“Gjenerali Johns ju ka folur për Kinën, rrjetin 5 G dhe kërcënimin që vjen nga ajo. E pranoj cdo gjë që ai ka thënë dhe do të kërkojë nga Shqipëria të shprehë rezistencën e saj ndaj 5 G, që vjen nga Kina sepse në këtë mënyrë ata mund të spiunojnë. Një ditë ju do të zgjidhni kë do të përdorni.”
Gjenerali zbuloi dhe detaje nga një bisedë me një ministër të cilit i kishte shprehur shqetësimin për influencën e Kinës, dhe kishte treguar historinë e një vajze të brishtë të cilën e kishte ngrënë tigri.
“Unë i thashë ministrit se ju keni një zgjedhje për të bërë ose aleat me SHBA e perëndimin ose me Kinën e ai më tha s’ka problem ne mund tia dalim me Kinën. Prandaj po ju tregoj një historinë e gruas e cila i buzëqeshi tigrit dhe e hëngri. Ju mendoni se mund tia dilni mbanë Kinës tani, por Kina është tigri dhe do të hajë shumë nga miqtë tanë. Buzëqeshja nuk ishte më e vajzës por e Tigrit e hëngri atë.
Pra mund të themi që investimet që vijnë nga Kina janë mjaft tërheqëse por mendoni për ndërlikimet dhe ndikimet afatgjate të Kinës. Kina përpiqet të blejë të gjitha burimet natyrore dhe është konkuruese në të gjithë botën dhe do të jetë mjaft agresive. Kërcënimet aktuale janë të terrorizmit por kërcënimet afatgjata të paktën për SHBA, aleatët dhe miqtë, si kur Shqipëria kërcënimet e të ardhmes. vijnë nga Kina.
"Me Kinën nuk ke asnjëherë një drekë falas" u shpreh gjenerali
