Gjata: Policia u fut në Teatër kur besimtarët myslimanë po hanin syfyrin, i kapën me bukë në gojë

Gjata: Policia u fut në Teatër kur besimtarët myslimanë po

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Çlirim Gjata tregoi momentet e para kur policia është futur në Teatrin Kombëtar për të nxjerrë jashtë aktorët dhe aktivistët.

Gjata u shpreh se policia i ka vënë në kokë automatikun regjisorit Robert Budinës.

Gjata: I kanë vënë në kokë automatikun Bert Budinës. Një pjesë është ngjitur në tarracë, ndërkohë që fadroma po prishte pjesën ballore. Kishte brenda njerëz bashkë me policë kur ka nisur shembja. Këto duhet të hetohet nga SPAK-u. 

Në 21 janar në orën 09:00 të darkës, ishin 4 prokurorë duke hetuar të Kryeministria dhe të nesërmen Ina Rama arrestoi gjithë zinxhirin drejtues të gardës, desh hodhi shtetin në erë. Këtë SPAK-u nuk e bën, por SPAK nuk bën as hetim asgjë, për turp të zotit. Kjo është drejtësia e re. 

Gjata shtoi se ndërkohë që policia po ndërhynte me dhunë, ka pasur njerëz që po hanin syfyrin, pasi agjëronin.

Gjata: Ishte ora 4 mëngjesit, kur besimtarët myslimanë hanë syfyrin. Kemi pasur edhe një nënë që ishte besimtare, ndërsa sa po hanin vaktin ë mëngjesit të Ramazanit dhe janë kapur me bukë në gojë nga policia, pa folur për dhunën dhe tërheqjen zvarrë. Nuk erdhi asnjë ambulancë. 

EMISIONET