Gjanaj: Shtimi i krizës politike në Kosovë krahas pandemisë, një pakujdesi e aktorëve politik

Gjanaj: Shtimi i krizës politike në Kosovë krahas pandemisë,

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare në Bruksel Ramadan Gjanaj thotë se në Kosovë duhet krijuar një qeveri funksionale për të përballuar pandeminë.

I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, Gjanaj u shpreh se shtimi i krizës politike në kohën e koronavirusit, tregon për pakujdesi nga aktorët politikë në Kosovë.

Ramadan Gjanaj: ''Është një fatkeqësi për çdo qeveri në botë që të votohet me mosbesim në kulmin e pandemisë.

Duhet gjetur zgjidhja sa më parë që të ketë qeveri funksionale nga cilado parti që të përballojë pasojat e krizës.

Në kohë krize nuk mund të shtohet një krizë politike.

Shtimi i një krizë politike në kohë pandemie, tregon një lloj pakujdesie të aktorëve politikë në Kosovë, qoshin ata në pushtet, qofshin ata në opozitë.''

EMISIONET