Gazetari Lela tregon dhunen tek Teatri Kombetar: Kapuçet e zinj më tërhoqën zvarrë, shkelma e fyerje
Gazetari, analisti Alfred Lela tregon ndalimin shtazëror të policisë kur ai ndodhej tek Teatri Kombetar. Ndalimi i tij ndodhi rreth orës 07:30 minuta te dites se sotme.
Alfred Lela: “ Jam goditur disa në kohë dhe kam një shenjë në fytyrë. Jam goditur disa herë me shkelma kur isha i shtrirë dhe jam tërhequr zvarrë në një perimetër jo të vogël. Jam fyer nga efektivët e policisë. Por dua ti ndaj efektivët e policisë që kanë qenë korrekt. Ushtruesit e dhunës kanë qenë kapuconët e zi, uniformat e errëta”
Lela drejtues i portalit politico.al, tregon se ndërhyri në momentin kur po dhunohej Silva Caka, por pa e ditur se ajo ishte ish deputetja e LSI-së.
Alfred Lela: “Unë po lëvizja për të parë se cfarë po ndodhte dhe a mund të shihja shembjen. Doja të isha dëshmitar I shembjes. Pashë keqtrajtimin e një zonje që u tërhoq nga shumë jashtë rrethimit policor vetëm se po komunikonte me policët. Dy toga policie u zhvendosën dhe e morën e tërhoqen dhe e futën brenda rrethimit. Në komisariat ku ishte dhe bashkëshorti I ish deputetes Silva Caka, mësova se ishte ish deputetja e LSI-së. Iu afrova duke e pyetur pse po e merrni. Në një moment pashë hijet që mu afruan nga pas dhe pjesa tjetër ishte goditje, shtrirje përtokë, pranga, abuzim”
Lela ka një apel për të gjithë qytetarët: Kur dëgjoni një këmbanë qe bie per dike, nje ndërtesë apo njeri, priteni se do të vijë dita që do bjerë dhe për ju."
