Gazetari çifut dokumenton foto të një getoje hebrenjsh të rrethuar nga nazistët

Një gazetar çifut ka dokumentuar disa foto të bëra në një lagje hebrenjsh që nazistët krijuan në Lodz, Poloni.

Nazistët rrethuan aty dhjetra-mijëra hebrenj në gjysmën e parë të viteve 1940 dhe gazetari Henryk Ross ishte një prej tyre.

Ross punonte për Departamentin e Statistikave të getos dhe detyra e tij ishte të fotografonte kartat e identitetit dhe punëtorët e fabrikës së tekstileve dhe të lëkurës.

Kjo ishte puna e tij zyrtare, por në mënyrë jo zyrtare dhe duke vendosur në jetën në rrezik, fotografoi realitetin e hidhur në të cilin hebrenjtë jetonin: një djalë që rrëzua në rrugë nga uria, trupat dhe pjesët e trupave të paraqitura në morg, njerëz që u futën në makina me bagëti për dërgimin e tyre në kampet e vdekjes në Chelmno nad Nerem dhe Auschwitz.

/Oranews.tv/

EMISIONET