FOTO/ Nuk përfshihen në kampionat, klubi shqiptar akuzon FSHF-në: Çfarë turpi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2019, 17:57
Lushnja U-15 nuk do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin e moshave për sezonin 2019-2020.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi lagunor, i cili përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", akuzon FSHF-në për këtë vendim.
"SKANDAL !! Fshf nuk përfshin në kampionatin kombëtar U15 e Lushnjës !! ÇFAR TURPI !!," shkruan klubi i Lushnjës.
Kampionati i moshave pritet të nis në ditët e ardhshme.

