VIDEO/ Chelsea mposht Ajax dhe rihap grupin, Leipzig merr kreun

VIDEO/ Chelsea mposht Ajax dhe rihap grupin, Leipzig merr kreun

Chelsea ka mposhtur 1-0 Ajaxin në transfertë, duke e bërë akoma dhe më interesante situatën në grupin H. Anglezët iu falën një goli të Michy Batshuayi për të marrë 3 pikët dhe për tu ngjitur në vendin e dytë në grup në kuotën e 6 pikëve.

Kjo humbje është e para për gjysmëfinalistët e sezonit të shkuar të Champions, që qëndrojnë në krye të grupit me 6 pikë, por me golavarazh më të mirë se "Blutë". Fitore me përmbysje mori RB Leipzig, që kaloi 2-1 Zenit St. Petersburg.

Gjermanët zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, ku bënë të pavlefshëm avantazhin e rusëve, të cilët udhëhiqnin 1-0 pas golit të Rakitsky. Golat me vlerën e tre pikëve u shënuan nga Laimer në minutën e 49-të dhe Sabitzer dhjetë minuta më pas.

Kjo ishte fitorja e dytë e Leipzig në tre takime, ku e shikon veten në krye të grupit G me 6 pikë, dy më shumë se Lyon që duhet të shlyejë takimin me Benfikën. Zenit gjendet në vendin e tretë me  4 pikë pas tre xhirove të para.

Grupi G





Grupi H




EMISIONET