FOTO/ Ish sulmuesi i La Liga i vetëofrohet Barcelonës: Më transferoni në Katalonjë!
Lajmi që Barcelona po kërkon një sulmues të ri për pjesën e dytë të sezonit nuk është i ri tashmë.
Dëmtimi i Luis Suarez ka ulur ndjeshëm numrin e repartit të avancuar te katalanasit, që kanë hedhur sytë nga tregu i merkatos së janarit për të gjetur një sulmues potent. Një prej emrave më të lakuar së fundmi është ai i Dusan Tadic.
Megjithatë, Ajax po këmbëngul dhe në orët e fundit të merkatos, Barcelona mund të mbetet "duarthatë". Gjithsesi, për t'i hedhur akoma dhe më shumë benzinë zjarrit ka menduar sulmuesi, Cedric Bakambu.
Ish lojtari i Villareal ka bërë ironi me faqen më të madhe të transferimeve të lojtarëve "transfermarkt", duke i kërkuar që t'i ndryshojnë klubin. Përmes një statusi në rrjetin social sulmuesi i skuadrës kineze, Beijing Guoan ka kërkuar që ta transferojnë te Barcelona.

