Rinisin fluturimet nga Rinasi me Vjenën, Beogradin dhe Athinën, një riatdhesim nga Frankfurti
Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga kjo e hënë kanë rinisur fluturimet e para nga aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton rifillimin e katër fluturimeve për ditën e sotme, si më poshtë.
-Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
-Air Serbia - Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
-Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
-Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05
Pasagjerëve që udhëtojnë u kërkohet të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.
"Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare" njofton TIA.
