Emina Cunmulaj zbulon sekretin që ka mbajtur të fshehur për vite me rradhë
Përveçse një modele e sukseshme në pasarelat ndërkombëtare, bukuroshja shqiptare Emina Cunmulaj ka zbuluar një sekret që e ka mbajtur të fshehur për vite me rradhë. Me anë të një postimi në Instagram ka vendosur të ndajë sekretin me fansat e saj duek zbuluar se ka pasion skulpturën.
Modelja e cila është nënë e një vajze shkruan se do gjithçka ka lidhje me gurin. Aftësina për të marrë diçka të fortë dhe për ta shëndrruar gradualisht në diçka të butë është shumë magjike për të.
“Unë po ndaj me ju diçka të vogël që e kam mbajtur sekret për një kohë shumë të gjatë nga ndjekësit e mi. E dua skulpturën,”-shkruan Emina në foto e postuara ndërsa po punon me përpunimin e gurit. “Bukuria e copëzimit të gurit dhe transformimi i saj në diçka që më parë ishte vetëm imagjinatë më plotëson. Prindërit e mi nuk ma kanë inkurajuar kurrë artin, ishte gjithmonë tema për të cilën ata nuk më pyesnin kurrë, por unë isha shumë e mirë në klasën e artit. Gjtimonë më thonin që të bëheshia mjeke, avokate (gjë të cilën unë nuk e kam bërë, dua tu qëndroj larg).”
/Oranews.tv/
