Elbasan: Plagoset me snajper Ardian Çapja, gjendet e djegur makina e autorëve
Ardian Çapja, 55 vjeç, i konsideruar si koka e fisit Çapja në Elbasan u plagos me armë zjarri në një ngjarje që sipas të dhënave të para dyshohet se ishte atentat i mirëorganizuar.
Ai është paraqitur mëngjesin e 8 qershorit 2020 në spitalin e Elbasanit ku ka marrë mjekim për plagë me armë zjarri sipas policisë.
"Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes," informoi policia e Elbasanit.
Plumb ne shpatull- 55 vjeçari sipas të dhënave është sulmuar më armë pranë banesës së tij, ku sipas informacioneve dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët me armë snajper. Burimet thonë se ai ka marrë një plagë në shpatull dhe frakturë në kokë.
Ai vetë ka deklaruar në spital se ka pasur një incident, ndërsa familjarët e tij pretenduan se 55 vjecari është rrëzuar brenda në banesë.
Gjendet makina e djegur- Ndërkohë në lagjen “Fushë Mbret” të bashkisë së Elbasanit një makinë me targa false u gjet e djegur.
Dyshimet janë se mjeti është përdorur nga autorët që i bënë atentat Ardian Çapjes çka është përforcuar nga fakti se aty është gjetur një automatik i modifikuar si snajper.
Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve në mjet, ka pasur shpërthime të municioneve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i zjarrfikëses së Elbasanit.
"Në lagjen "Skënderbej", Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip "Volkswagen". Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes," informoi policia e Elbasanit.
Pas ngjarjes në qytetin e Elbasanit kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA, ndërsa ka raportime për kontrolle në disa zona të qytetit
Atentati i trete- Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe ky është atentati i tretë i organizuar ndaj tij në vitet e fundit
Në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.
Si u raportua ngjarja minute pas minute 8 qershor 2020
Ora 12: 40 Capja ne spital, makina me targa te vjedhura
Ardian Capja ndodhet ende në sallën e operacionit. Makina me të cilën dyshohet se u kryer atentati dyshohet se është trafikuar nga jashtë dhe targat janë vjedhur në Fushë Krujë.
Ora 11: 44 Capja mberrin ne spitalin e Traumes nen masa te forta sigurie
Ora 11: 31 Ardian Capja dyshohet se është qëlluar me snajper, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.
Ora 10: 47 Elbasan: Plagoset Ardian Çapja, gjendet makinë e djegur, plagoset dhe një zjarrfikës
Çapja është paraqitur me urgjencë në spitalin e Elbasait në orën 09:37 minuta por për shkak të plagës së rëndë është sjellë me urgjencë në Tiranë.
Gazetarja e Ora News informon se ka pasur të shtëna me armë në zonën e Krastës, por ka shumë paqartësi rreth kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë në lagjen “Fushë Mbret” të bashkisë së Elbasanit, 5 minuta larg banesës së Çapajve, një makinë është përfshirë nga flakët dhe një punonjës zjarrfikës që po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit pasi është në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Policia po heton nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Në të gjithë qytetin e Elbasanit ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.
Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare. Në qershor 2016 Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.
Lexo me shume: Te gjitha lajmet mbi atentatin e Ardian Çapja
/Lajmi ne perditesim te vazhdueshem/
