Koronavirusi, Ekonomisti Gajo: Kina po përballet me kostot
Ekonomisti Albert Gajo, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ka folur për situatën ekonomike të Kinës pas shpërthimit të koronavirusit.
Sipas Gajos kishte krijuar një avantazh mjedisor me vendet e tjera, pasi nuk respektonte kushtet mjedisore.
Goja është shprehur se Kina po bëhet lider kryesisht ne produktet kimike dhe në industrinë e çelikut.
Por sipas tij, tashmë Kinës i duhet të përballet me pasojat e këtyre veprimeve.
Albert Gajo: Kina duhet të rishikojë të gjitha kushtet mjedisore. Në vendet të tjera ka standarde më të larta. Kjo do të ketë një rishikim për ekonominë botërore duke ulur ndikimin Kinës në botë. Ekonomitë e vende të tjera do të përfitojnë nga rënie ekonomike e Kinës. Kina po bëhej lider në produkte kimike duke pasur mungesë të standarde mjedisore. Ka zhvilluar në IT, por nuk besoj që kjo do të zëvendësojë industrinë kimike.
Qe paralajmëruar më herët që Kina kishte mungesë standardesh mjedisore. 90% e qyteteve në Kinë janë të pabanueshme, i kanë nivelet e ajrit jashtë normave. Nuk kanë standarde dhe kushte jetese. Koncentrimi i popullsisë në qytete të mëdha atëherë risku për shpërthimin e viruseve të tilla ka më shumë gjasa të shpërthejnë.
Avantazhi që pati Kina ishte për shkak të marrëveshjen e tregtisë së lirë, por ajo nuk respektoi kushtet mjedisore. Kina duhet të përballet me këto kosto. Kompanitë duhet ta mendojnë nëse duhet të vazhdojnë të operojnë në Kinë apo në ndonjë vend tjetër.
Në industrinë e çelikut Kina duke mos respektuar standardet mjedisore fitoi një avantazh shumë të madh, duke ulur kostot në një nivel artificial, por kjo ka pasojat e veta siç po e shoh tani me shpërthimin e virusit. Ka shumë kompani evropianë që operojnë në Kinë. Kështu do të afektohet tregu financiar nga këto kompani që operojnë në Kinë.
