Efektet e pandemisë, Hitaj: 6 media të mëdha kanë paralajmëruar shkurtime, të hiqet TVSH-ja për reklamat

Efektet e pandemisë, Hitaj: 6 media të mëdha kanë

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në RTV  Ora, gazetari Arbër Hitaj tha se janë ndier efektet e para ekonomike te mediat.

Ai u shpreh se janë 6 media të mëdha të cilat kanë filluar nga shkurtimet nga puna, reduktimi i pagave, ndërsa disa gazeta kanë dalë nga tregu print.

Hitaj shtoi se mediat kërkojnë që në këtë situatë së paku të hiqet ose reduktohet TVSH-ja për reklamat.

Arbër Hitaj: Janë rreth 6000 persona që punojnë në industrinë mediatike dhe janë ndier efektet negative të kësaj pandemie. Janë të paktën 6 televizione të mëdha që janë prekur menjëherë, duke paralajmëruar shkurtime, kanë reduktuar pagat, ndërsa gazeta kanë deklaruar se nuk do të rikthehen më në print. Kemi menduar se situata më e mirë për të ndihmuar median në këtë situatë është paketa lehtësuese. 

Në Greqi iu anulua tarifa që kanë kundrejt AMA-së për dixhitalizimin që është goxha e konsiderueshme, si dhe propozime të tjera të medias. Po ashtu një diskutim tjetër është heqja ose së paku reduktimi i TVSH-së së reklamave, pasi është burimi kryesor financiar. Deri tani vetëm presidenti i është përgjigjur letrës së medieve, asnjë institucion tjetër. Media është shumë e rëndësishme në këtë situatë, pasi imagjinoni sikur të kishim vetëm zëri e qeverisë në vend që jepte informacion, duke dëmtuar kështu demokracinë, pas një zë kritik, duke prekur informacionin që i kalon publikut.   

EMISIONET