PD reagon për 13 tetorin dhe paralajmëron "shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ"

PD reagon për 13 tetorin dhe paralajmëron

Pas regjistrimit të aleatëve LSI, PR dhe PAA për zgjedhjet e 13 tetorit, Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për mediat ku shprehet se i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

PD thekson se është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Partia Demokratike nënvizon se me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Sipas saj, refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron "shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit".


EMISIONET