"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz ", zbardhet dëshmia e gruas në polici

Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit.
Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.
"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz kohët e fundit", ka thënë 35 vjecarja.
Kjo kishte shkaktuar debate të vazhdueshme në familje. Pavarësisht debateve të brendshme sipas policisë nuk ka patur asnjëhere denoncim.
Burri kishte shkuar më heret në Milot dhe po nxirrte rrobat për tregti. Në ate momemt i është afruar gruaja dhe e ka qëlluar. Në momentin e ngjarjes gruaja shoqërohej me kunatën e saj, ndërkohe kjo e fundit nuk ishte në dijeni dhe është tmerruar kur ka parë skenën.
Mësohet se krimin gruaja e ka kryer me paramendim.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.
Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit.
Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.
Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.
Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur.