E rëndë, gruaja vret burrin në tregun e Milotit
Ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit ku Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42 vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohet, por ka përfunduar në prangat e policisë.
Ngjarja e rëndë, që kthen sërish krimin në familje, ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele.
Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.
Pasi ka qëlluar me katër plumba ndaj Kujtim Donaj, 35 vjeçarja ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga nga uniformat blu.
Në dëshiminë e parë para policisë, Vilota Donaj tha se bashkëshorti i saj luante bixhioz dhe ishte xheloz , situate kjo qe shkaktonte debate ne familje dhe qe e detyroi ate te kryente krimin.
Pas vrasjes së Ardjana Shahollit në Durrës, ky është rasti i dytë brenda një jave që krimi godet familjen, por këtë herë pas ngjarjes së rëndë qëndron një grua.