E nisi për homazh për Franklin por foli për veten, nuk zë mend Madonna

E nisi për homazh për Franklin por foli për veten, nuk zë

Nuk do të reshtë së ngjallur debate 'material girl". Edhe pse në moshën 60-vjeçare, Madona është vënë sërish në qendër të opinionin publik.

Këtë herë bëhet fjalë për mesazhin që mbajti mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards.  Në fjalën e saj si homazh për të madhen Aretha Franklin, Madona më shumë foli për veten sesa për Mbretëreshën e Soul.
  

Kjo gjë është vënë re nga shumë njerëz të cilët kanë komentuar nëpër rrjetet sociale duke e vënë në qendër të debatit të tyre.

Madona "si e virgjër" nisi fjalimin e saj duke thënë sesi Franklin kishte ndryshuar jetën e saj dhe tregoi momentin kur në fillimet e saj, si këngëtare dhe valltare kishte kënduar këngën e Franklin "(You Make Me Feel A) Natural Woman" gjatë një audicioni aspak të sukseshshëm.

Më pas foli për karrierën dhe jetën e vështirë në Detroit, ku siç tha ajo shpesh ishte ngatërruar me "një prostitutë"

Për shumë ndjekës të facebook dhe tëitter nuk ishte një fjalim për nder të mbretëreshës së soul por një monolog i Madonës

EMISIONET