Shpërthen Ralf Gjoni: PD është në krevat me PS, Tit Vasili si nuse fshati në kohët e moçme

Shpërthen Ralf Gjoni: PD është në krevat me PS, Tit Vasili

I revoltuar, deputeti Ralf Gjoni në foltoren e Kuvendit tha i bindur se nuk do të votojnë reformën zgjedhore, që sipas tij po e "gatuan" mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentit. 

Duke u ndalur tek ndryshimi i sistemit Ralf Gjoni tha se Rama ka frikë nga listat e hapura. 

Ralf Gjoni: Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë kritike sa i përket cilësisë së demokracisë dhe çfarë do të ndodhë vitin që vjen. Ndërkohë që ky parlament diskuton për energjinë elektrike, çdo shqiptar i ndershëm, që nuk i përket komunitetit të lëpirave partiakë, sot bën një pyetje të thjeshtë: Pse ka frikë Edi Rama nga listat e hapura elektorale.

Pse propozimi im për ndryshimin e sistemit zgjedhor mbështetur nga mbi 50 mijë firma qytetarësh të ndershëm, hartuar me një grupim të shoqërisë civile nuk është futur për trajtim në parlament, por trajtohet nga një njeri si Damina Gjiknuri pa pikë kredibiliteti, duke thënë se propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me kushtetutën apo jo.

Ne jemi konsultuar me eskpertët. Hapja e listës zgjedhore nuk kërkon ndryshime kushtetute. Nese ndryshimi i sistemit ka nevojë për ndryshim kushtetute hajde ta diskutojmë. Që Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë të re nga A te ZH, kjo nuk ka dyshim. Sepse e keni kthyer kushtetutën si ato prostitutat e Amsterdamit.

Po kërkojmë diçka thelbësore. Nuk e duam për vetëm, por për shqiptarët

A mendoni ju që Gramoz Ruçi keni frikë nga listat e hapura? Unë nuk e besoj. Ka frikë Ulsi Manja, Pandemi Majko, Taulant Balla, Mimi Kodheli? Nuk kanë frikë nga listat e hapura.

Ka shumë socialistë që nuk kanë frikë nga listat e hapura. Atëherë pse ka frikë Edi Rama. Pse Rama i shkel syrin Berishës, nuk po them Bashës se Basha është në gjumë. Berisha dhe Rama gatuan në 2008.

Nuk do ketë asnjë reformë. Vota jona nuk do jetë pro asnjë paloreforme. Shqipëria nuk ka nevojë për reformë elektorale, Shqipëria ka nevojë për reformim të sistemit zgjedhor nga fillimi deri në fund.

Ne do futemi në zgjedhje vitin që vjen. A me një parti a me disa parti këtë do e tregojë koha, sa do na puqen me njëri-tjetrin dhe me ata që janë jashtë parlamentit, jo me PD dhe LSI. Se që PD është në krevat me PS në këtë moment as ka diskutim. Ata të LSI nuk i kuptoj më që prej 2017, se ishte e vetmja parti që u fut këtu në grevë urie. Kanë dërguar Tit Vasilin që është si nuse fshati në kohët e moçme, që rri atje i veshur me tantellë të bardhë, ul sytë ka qepur dhe gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë. Më e fortë është Rudina Hajdari sesa Tit Vasili që përfaqëson një parti të madhe gjasme. Lere pastaj Oerd Bylykbashin.

Ti shesësh shqiptarëve Taulant, idenë që reformimi i sistemit elektoral do të vijë nga Damian Gjiknuri, Tit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, ju kërkoj ndjesë, por kjo është sikur ti urinosh mbi kokë të gjithë shqiptarëve. Ky është turp dhe faqja e zezë. Reformimi i sistemit elektoral të vijë nga ky parlament jo nga këshilli politik. I kam kërkuar zonjës Hajdari, që nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë këshill duhet të futet në diskutim.

EMISIONET