E kapin me motor pa leje, kur i kontrolluan banesën u habitën çfarë gjetën

U kap teksa lëvizte në një motor pa dokumente por më pas i zbuluan se në shtëpi mbante   armë nga më të ndryshmet dhe municione.

Personi i arrestuar mbrëmjen e 29 shtatorit nga  skuadra "Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja" është Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin kur u ndalua ai kishte me vete armë zjarri "Browing", me një krehër me fishekë, informon policia e Tiranës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

një silenciator

- një palë dylbi

- 21 copë fishekë

- 5 telefona

- një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

- një thikë me palosje

- një thikë me dorezë të zezë

- shkop gome

- 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

- 6 targa automjetesh

- një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

- një minikartë telefoni

- prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal

/Oranews.tv/

EMISIONET