Dy pjesëtarët e stafit mjekësor të qendrës shëndetësore Roskovec rezultojnë negativ për koronavirus
Dy pjesëtarët e stafit mjekësor të qendrës shëndetësore Roskovec kanë rezultuar negativ për koronavirusin.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook bashkia e Roskovecit.
Bashkia shton se ata do të kthehen në vendin e punës për t’ju shërbyer pacientëve.
“Lajmi i mirë mbërriti. Të 2 (dy ) prestarët e stafit të Q.Sh Roskovec që kishin pasur kontakt me çiftin nga Mbërsi , rezultuan negativ në testin për #Covid-19.
Masat mbrojtëse dhe higjiena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati.
Nesër ata kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve dhe gjithë komunitetit. Të gjithë bashkë do ia dalim. #Panik Jo #Kujdes Po”
LEXO ME SHUME: Ora News në fshatin Mbërs, rreth 100 familje janë mbyllur në shtëpi
