Drejtësia pengon investimet, Henze: Investitorët europianë nuk vijnë sepse nuk kanë siguri
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimi i ligjeve është një nga pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja. Martin Henze sugjeron që Shqipëria të krijojë një ambient të përshtatshëm për klimën e të bërit biznes. Ndërkohë që Nikolin Jaka kërkon më shumë vëmendje nga BE për rajonin dhe Shqipërinë. Për koncesionet PPP sugjerohet më shumë anaizë.
Investitorët europianë nuk vijnë në Shqipëri sepse mungon drejtësia për shkak të mos funksionimit të gjyqësorit. Martin Henze kryetar i komisionit të Transportit në CDU gjermane u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave fiskale janë një pengesë për kompanitë perëndimore pavarësisht interesit.
Henze: Si mund të investojnë kompanitë e huaja kur nuk ka infrastrukturë, nuk ka rregulla të qarta, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon? Çfarë prisni nga investitorët francez e gjerman? Nuk mund ta rregulloj BE këtë ngërc duhet ti përmirësoni ju. Nëse e shihni që në Shqipëri nuk po vijnë kompani europiane, e keni ju fajin. Nëse do krijohet besimi dhe rregulla atëherë patjetër do ketë ndryshim të gjendjes sepse di konkretisht kompani të interesuara.
Përsa i përket koncesioneve PPP, Henze sugjeron që të bëhen vlerësime të imëtsishme për projekte dhe të tregohet kujdes.
Henze: Ne kemi realizuar shume projekte PPP ne Be por jam i habitur qe sisteme te tilla po zbatohen ne Shqiperi dhe janë jo shumë afatgjata .
Kreu i Dhomës së tregtisë kërkoi më shumë vëmendje nga BE për rajonin ndërsa theksoi se PPP nuk duhet të kthehen në rëndesë për buxhetin
Jaka: Shqipëria është një vend atraktiv për koncesione klasike. Pra koncesione klasike do të thotë që investitorët financojnë me financat e tyre pa e rënduar buxhetin e shtetit.
Deklaratat u bënë në një tryezë për infrastrukturën si një korridor hyrës për në Bashkimin Europian.
