Dhoma Amerikane e Tregtisë: Korrupsioni dhe sistemi i taksave pengojnë investimet e huaja

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Korrupsioni dhe sistemi i taksave pengojnë

Shqipëria renditet në vendet e fundit në rajon sa i përket thithjes së investimeve amerikane. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, shprehet se ndikim negativ ka niveli i korrupsionit, sistemi i taksave dhe krijimi i monopoleve.

Enio Jaço: ‘’Ligji për njoftimin dhe konsultimin publik nuk respektohet. Ky është një ligj që detyron administratën publike që të njoftojë 20 ditë përpara grupet e interesit.’’

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar angazhim më të lartë të institucioneve shqiptare për të bërë të mundur rritjen e investimeve. Presidenti Enio Jaço në një konferencë për mediat ka theksuar se bilamci tregtar i SHBA në vendin tonë shkon në 100 milionë dollarë, por ende mbeten mjaft të ulëta krahasuar me rajonin.

Enio Jaço: ‘’Shqipëria ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollarësh me SHBA, i cili është shumë i ulët. Po ta krahasojmë bilancin tregtar të Maqedonisë së Veriut me SHBA është 2.3 herë më i lartë, pra 230 milion dollarë.’’

Taksat dhe korrupsioni mbeten shqetësimet kryesore për shqipërinë në një kohë kur tregu rajonal po liberalizohet.

Enio Jaço: ‘’Tregu i Ballkanit Perëndimor po liberalizohet dhe një nga investitorët e ndryshëm marrin është se në cilin vend të Ballkanit do të investojnë.’’

Madje në renditjen e Doing Biznes në rajon Shqipëria renditet e fundit.

Enio Jaço: ‘’Shqipëria rënditet e 82-ta në klasifikimin botëror, Mali i Zi e 50-ta, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, Maqedonia e Veriut e 17-ta.’’

Jaço ka kërkuar që në Shqipëri të mos ketë ndryshime të shpeshta të taksave, teksa shton se minishengeni, reforma në drejtësi dhe negociatat e integrimit do të sjellin një efekt pozitiv.


EMISIONET