Dënohen me 52 vite burg të pandehurit e "Lazaratit"

Dënohen me 52 vite burg të pandehurit e "Lazaratit"

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 5 të pandehurit e dosjes Lazarati, duke dhënë në total 51 vite burg. Të pandehurit nuk e kanë pritur mirë vendimin ndërsa njëri prej tyre, Arbion Aliko, ka hedhur akuza ndaj policisë së shtetit dhe ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda  shpalli vendimin për  5 të pandehurit e dosjes "Lazarati", duke dhënë në total 52 vite burg.

Mes tyre spikat emri  i Arbion Alikos, i cili u dënua me 13 vite heqje lirie për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në fshatin që dikur ishte bastion kultivimit masiv të kanabisit.

Përveç Alikos, gjykata dënoi me 11 vjet Gurgaz Skënderin, ndërkohë që për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet heqje lirie dhe 8 vjet për të akuzuarin Beqo Brahimi.

Por vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk u prit mirë nga të akuzuarit.

Në momentin kur kryesuesja e seancës ishte duke artikuluar dënimet për 4-të pandehurit ata vendosën të qëndrojnë ulur.

Ndërsa më herët, Arbion Aliko, në fjalën e mbrojtjes së bërë prej tij lëshoi akuza të ashpra ndaj policisë dhe ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Alikos, uniformat blu i kanë shpallur luftë fisit të tij dhe se pas ndërhyrjes në fshat, droga e sekuestruar ka dalë nga Lazarati me autoblinda për t’ua shitur narkotrafikantëve.

Dënimet për Lazaratin

1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg

2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg

3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg

4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg

5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg


EMISIONET