Dëmet nga tërmeti, Denaj: Bizneset rimbursim 100% nga fondi i emergjencës

Dëmet nga tërmeti, Denaj: Bizneset rimbursim 100% nga fondi i

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka garantuar se bizneset e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit do të dëmshpërblehen plotësisht nga buxheti i shtetit. Sa i përket procesit të vlerësimit të dëmeve, Denaj tha se do të mbyllet brenda disa javësh.

Anila Denaj: “Buxheti i shtetit disponon fondet për ta mbështetur të gjithë pjesën e konstatimit të dëmeve, me rimbursim. Ky vlerësim dëmesh duhet të ndodhë këto javë dhe ne pastaj të kemi mundësi që menjëherë të hapim fondin, i cili është i plotë, por do të ketë edhe fonde shtesë. Në bazë të skenarëve që janë diskutuar në Ministrinë e Financave që ditën e parë unë jap garanci që i gjithë ky proces do të mbulohet 100 %."

Denaj e bëri këtë deklaratë gjatë inspektimit në disa prej bizneseve në zonën e plazhit në Durrës. Sipas ministres, rimbursimi do të bëhet nga fondi I emergjencës dhe një fond shtesë.

Anila Denaj: "Ne i kemi orientuar të gjithë bizneset dhe qytetarët që të komunikojnë edhe nëpërmjet email-eve tona, por jo vetëm dhe drejtpërdrejt."

Pas përfundimit të vlerësimit nga grupet e ekspertëve në terren, pritet të ketë edhe një shifër të saktë së sa është numri i bizneseve të dëmtuara dhe fatura e dëmshpërblimit.

EMISIONET