Degradon ura e Derviçianit, banorët japin alarmin: Dy fshatra rrezikojnë izolimin

Degradon ura e Derviçianit, banorët japin alarmin: Dy fshatra

Ura 200 vjeçare Monument Kulture e Derviçanit po degradon vit pas viti, duke shkuar drejt rrënimit. Alarmin e japin banorët e dy fshatrave që rrezikojnë të izolohen nga dëmtimi i saj. Në bashkinë Dropull thonë se ka një projekt për ndërhyrje, por fondet nuk janë lëvruar kurrë.

Ura e gurtë 200 vjeçare lidh Derviçanin me fshatin Bulo është drejt shembjes.

Alarmin e për rrënimin  e japin banorët e zonës, të cilët disa vite më parë më nismë dhe fonde private ndërhynë aty për mirëmbajtjen e Monumentit të Kulturës.

Krahas demtimit te vlerave arkitektonike, shembja e saj do te izolonte banorët e Bulos dhe Derviçanit, te cilet mbahen me prodhimet bujqesore dhe blegtori.

Banorët apelojnë për ndihmë, pasi gjatë dimrit vërshimi i lumit e bën të pakalueshme dhe të rrezikshme kalimin në të.

Në hyrje të urës  mungojnë edhe mbajtëset metalike, ndërsa dëmtimin kryesor ura e ka marrë në këmbët mbajtëse.

Disa vite më parë, sërish me inicativën e tyre, banorët e Derviçanit kanë hartuar një projekt por pa gjetur mbështetje për financim.

Edhe në Bashkinë Dropull thonë se projekti është gati, por fondi për këtë Monument Kulture nuk është çelur asnjeherë.

EMISIONET