Debati për Presidentin, Minga: Sot kishim një lider opozite, jo President. Gjokutaj: Nëse doni a infektoni me koronavirus, bëjeni!

Debati për Presidentin, Minga: Sot kishim një lider opozite, jo

Tubimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta ditën e sotme hapi debat në studion e 360 Gradë në RTV Ora mes gazetarit Denis Mingës dhe avokatit Genc Gjokutaj.

Minga shprehet se Presidenti Ilir Meta mori rolin e liderit të opozitës gjatë manifestimit të sotëm.

Minga: Sot nuk kishim President por sot kishim një lider opozite. Në një Republikë Parlamentare kjo që bëri Presidenti është e paprecedentë. 

Gjokutaj: Ne sot e patëm Presidentin.

Minga: Dje çfarë kishim?

Gjokutaj: Ti duhet të kuptosh një momentum që është minimal. Kurrë në Shqipëri nuk ka ndodhur që të dalë një kryetar shteti dhe të thërrasë popullin. Problemi është i thjeshtë. U desh një vullnet që të mblidheshin njerëzit. Të gjithë emrat e mëdhenj që bënë opozitën i kishe në shesh me njerëzit dhe doli Presidenti.

Minga: Është tjetër gjë veprimi i Presidentit. Sot pashë një lider opozite.

Gjokutaj: Nëse ju doni ta kontaminoni Presidentin, ta infektoni me koronavirusin tuaj, bëjeni. Por kjo në Shqipëri nuk ka kornavirus. Mos u merr me këtë punë. Sot ka qenë një festë kombëtare ku Presidenti i hoqi ganxhën të gjithë lojtarëve të pistë politik, majtas-djathtas. Mos interpreto.

Për të parë debatin e plotë ndiqni videon e emisionit


EMISIONET