Debat mes Shtinos dhe Meçes për foton e arkivoleve në Bergamo. Shtino: Po shtrembëroni realitetin!
E ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, gazetarja Aida Shtino tha se një foto e vdekjeve në Bergamo janë dezinformim.
Ndërsa inxhinieri Arben Meçe e kundërshtoi duke thënë se është deformim i realitetit nga media.
Aida Shtino: Po të kërkosh Lampedusa 2013 të del tragjedia e Lampedusës.
Meçe: Nga çfarë burimesh?
Aida Shtino: Nga burimet zyrtare. Nga e merrni burimin ju? Nga BBC-ja ka dalë. E kam marrë edhe Italia e është botuar nga TV italiane.
Meçe: Kush media? Se kanë kërkuar falje. Edhe sikur ta nxjerrë media, nuk është opsion që nuk mund të ngresh një kauzë që deformon realitetin.
Aida Shtino: Të nxjerrësh një foto në mes të pandemisë, është një dezinformim.
