Debat për koronavirusin, Bino: Mos ulërini kështu, Vargu: Je e kapur!

Debat për koronavirusin, Bino: Mos ulërini kështu, Vargu: Je e

Në studion e emisionit "Tempora" në RTV Ora është debatuar ashpër me dy mjekë, Petrit Vargun dhe Silva Binon për mënyrën si po përballohet situata me koronavirusin. Vargu akuzoi Binin se është e kapur, ndërsa kjo e fundit e irrituar tha se do të largohet nga emisioni.

Petrit Vargu: Ne nuk kemi asnjeri në karantinë

Silva Bino: Ka dokumente

Petrit Vargu: Ku i ke njerëzit në karantinë?

Silva Bino: Ka dokumente, mos ulërini kështu

Petrit Vargu: Leri dokumentet, na morët në qafë. Na bllokuat linjat me Italinë ku u shpall koronavirusi. Po mbroni Italinë apo Shqipërinë?!

Silva Bino: Ca je ti që i ke?

Petrit Vargu: Unë jam 31 vjet mjek. Je e kapur

Silva Bino: Si jam e kapur?

Petrit Vargu: Thuaj të vërtetën atëherë. Thuaj të vërtetën popullit.

Silva Bino: Po pra të vërtetën po i them popullit. Qenkam e kapur unë! Nga ca jam e kapur ?

Petrit Vargu: Nuk e di unë, e di ti?

Silva Bino: Këto janë ofendime, unë iki nga emisioni

Petrit Vargu: Po na marrin në qafë

Silva Bino: Unë jam një mjeke, eksperte më ke ftuar në këtë emision më lër të flas ashtu si e mendoj unë.

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET