Debat i nxehtë në 360 gradë/ Meçe: Në pronën private s'ndërhyn shteti. Ngjela: Shtetin mbroje në gjyq
Avokati Spartak Ngjela dhe inxhinieri Arben Meçe janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit "360gradë". Inxhinier Meçe tha se shteti nuk ndërhyn në pronënë privat. Ndërsa avokat Ngjela i tha se po e mbron shtetin.
Pjesë nga debati
Ngjela: Nuk më duhet mua ka apo nuk ka kontroll sizmik në botë. Problemi është që këtu nuk ka pasur shtet. Mos i dil krah një shteti injorant. Problemi është që këtu nuk ka pasur sistem ligjor për kontrollin e banesave. Pikë! Që kur u privatizuan nuk u mor shteti me to.
Meçe: Ca prona është banesa avokat? Është pronë private. Në pronë private shteti nuk ndërhyn.
Ngjela: Shko ik mbro shtetin në gjyq. Ore zotëri ti këtu ke ardhur, je një zë.
Meçe: Është privat, nuk ndërhyn shteti.
Ngjela: Pse ndërhyn shteti, private janë këto që ranë?
Meçe: Sepse merr përgjegjësi politike te madhe fare.
Ngjela: Ore me degjo mua. Ku di ti cfarë është shteti
Meçe: E di, e di, vetem kete mos ma thuaj mua.
Ngjela: Tani po i kërkon shtetit përgjegjësinë
