Darzeza çel sezonin turistik, Subashi premton: Do ta thyejmë rekordin e vjetshëm

Darzeza çel sezonin turistik, Subashi premton: Do ta thyejmë

Në plazhin e Darzezës u çel zyrtarisht sezoni turistik. Prej disa ditësh e gjithë vija bregdetare është pastruar për të pritur jo vetëm vizitorë vendas, por dhe të huaj.

Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, u shpreh se këtë vit pritet një numër më i lartë turistësh, ndërsa ka shtuar se janë duke parë disa mundësi konkrete për investime në këtë vijë bregdetare.

Subashi: Sivjet besoj se do ta thyejmë rekordin e vjetshëm.

Ndërkohë kryebashkiaku Subashi nuk ka lënë pa komentuar edhe hapjen e fushatës elektorale, duke ironizuar kundërshatrët politikë se kërkojnë të zhbëjnë standardet demokratike.

Subashi: Ne këtë fushatë nuk e bëjmë për të grumbulluar vota por për të konsoliduar dhe mbajtur gjallë një standard demokratik.

Plazhi i Darzezës mbetet një ndër më të preferuarit e tyre për bukuritë natyrore që ofron.

Këtë sezon vëmendje i është kushtuar edhe zonave të tjera bregdetare të Fierit, siç janë plazhi i Semani dhe Ndërnënasit.

EMISIONET