Covid-19: KE paketë 3 miliardë euro për 10 vende, Shqipërisë i takojnë 180 milionë euro
Komisioni Evropian ka propozuar një paketë financiare në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19.
Përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter, KE deklaron se 3 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të 10 vendeve.
Një ndër vendet që përfiton është edhe Shqipëria e cila do të marrë 180 milon euro.
Ndërkohë nga kjo paketë do të përfitojë edhe Kosova 100 milionë euro.
''Ne propozojmë 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje në kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë #coronavirus.
BE qëndron në solidaritet me këto vende në një kohë krize të tillë,'' deklaron KE.

