Civici: Duhet një strategji për hapjen e bizneseve, shumë prej tyre do të kenë vështirësi për tu rimëkëmbur

Civici: Duhet një strategji për hapjen e bizneseve, shumë prej

Shumë biznese bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në një zinxhir për të ofruar shërbimet e tyre.

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici i ftuar në hapësirën e intervistës në Ora Neës shprehet se hapja e tyre në Shqipëri duhet të bëhet bazuar në këtë lloj strategjie.

Nëse nuk do të bëhet hapja e bizneseve në një rend ku ato të kenë bashkëpunim, atëherë do të jetë edhe më e vështirë për ata që të rimëkëmben në këtë situatë.

Civici: Kriza vijon të thellohet me një ritëm pak më të ulët. Kjo është një fazë e ndërmjetme e ndërthurur me kujdesi sanitar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Fillimi i biznesit është një element minimal në këtë situatë pasi një pjesë e madhe e qytetarëve janë në izolim. Ka dhe një tjetër fenomen që ne duhet ta marrim në konsideratë. Hapja e bizneseve në mënyrë graduale, por edhe ky gradualitet duhet të përmbajë një lloj lidhje dhe grupe biznesesh që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Nëse ne i hapim sipas një rradhe të thjeshtë bazuar mbi reduktimin e përhapjes së koronavirusit, atëherë me siguri që edhe vonesa në kohë që bizneset të fillojnë punën e tyre do të jetë më e madhe se tani. Edhe në vende të tjera ka një strategji për rihapjen e bizneseve që nga njëra anë mos të cënohen edhe protokollet sanitare, por nga ana tjetër edhe bizneset të kenë mundësi që të funksionojnë normalisht. Duke qenë në shumë hallka të lidhura me njëra tjetrën, mjafton njëra prej tyre të mos jetë e hapur, atëherë i gjithë zinxhiri i bizneseve do të kenë vështirësi për të filluar aktivitetin.

Civici ka komentuar edhe për vonesat mbi përfitimin e pagës së luftës të akorduar nga qeveria.

Sipas tij, kjo vonesë vjen edhe nga një mungesë e aftësisë së administratës fiskale dhe tatimore.

Civici: Unë mendoj se kjo vjen edhe nga një mungesë aftësie dhe efiçense e administratës fiskale dhe tatimore. U bë disa javë pas anonçimit të pagës së luftës, edhe pagesa prej 40 mijë lekësh të reja për ata që janë papunë. Sot në njotimet e fundit del që 85 përqind e atyre që e përfitojnë e kanë aplikuar, duhet ta përfitojnë dhe duhet të fillojë procesi i dhënies të kësaj page. Por nuk justifikohet një vonesë kaq e madhe për një masë që duhet të ishte më e shpejtë dhe më efiçente. Përderisa bëhej fjalë vetëm për një pagesë të vetme për ata që janë të vetëpunësuar ose të papunë por edhe ata që humbën punën në një biznes të caktuar. Ritmet duhet të jenë më të shpejta dhe të kalojnë sa më parë. Çdo vonesë do ta komplikojë situatën, pasi shumë janë nevojtarë. 

EMISIONET