Challandes me këmbë në tokë: Mbrojtja më pëlqej, por luajtëm ndaj Madagaskarit jo Brazilit

Challandes me këmbë në tokë: Mbrojtja më pëlqej,

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0, ku u shpreh se kjo fitore e ka bërë të lumtur atë, i cili ka thënë se skuadra ka reaguar mirë dhe ka treguar maturi në mbrojtje, aty ku jemi përgatitur më shumë.

“Jam shumë i kënaqur për fillim. Kemi punuar në fillim në mbrojtje. Kemi punuar shumë në mbrojtje pasi ekipi ka pësuar 24 gola në kualifikime dhe puna ime pati ndikim. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Të gjithë kanë luftuar, të gjithë kanë qenë kompakt dhe këtë e kam pritur për këtë ndeshje”.

“Mos të gëzohemi shumë. Madagaskari nuk është Brazili, por është Madagaskari. Të rrimë me këmbë në tokë dhe të punojmë për të ardhmen. Kemi punuar mirë. Të gjithë jemi të lumtur. Të gjithë kemi punuar shumë. Mbrojtja ishte e mirë, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në sulm për të shënuar më shumë gola”.

“Në disa momente kam qenë i pakënaqur pasi kemi humbur disa topa dhe duhet të përmirësohemi edhe në këtë aspekt”,-përfundoi Challandes.

Kosova fitoi minimalisht ndaj Madagaskarit dhe kjo erdhi në ndeshjen debutuese të trajneri të ri të Kosovës, Bernard Challandes.

EMISIONET