“Çdo gjë ishtë blozë, qeshnin njerëzit me mua”, Armand Peza tregon momentet kur prezantoi Miss Shqipëria
Organizatori më i njohur i eventeve dhe pronari i “Geraldina Sposa” Armand Peza, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone” në RTV Ora.
Gjatë emisionit Armandi përmendi dhe një moment të pakëndshëm kur prezantonte “Miss Shqipëria 2005”.
Ai shprehet se moderimi nuk bën për të dhe e ka kuptuar kur prezantoi këtë event. Amandi u shpreh se njerëzit e tjerë kanë qeshur nga ekrani duke e parë dhe se çdo gjë ka qenë blozë, përveç kostumit që i shkëlqente.
Armand Peza: Shyqyr që ju nuk e keni vënë re dhe qenka harruar në një farë mënyre, por kam prezantuar unë një Miss në vitin 2005 dhe kanë qeshur të tjerët nga ana tjetër e ekranit.
Ester Bylyku: Seriozisht, aq keq doli?
Armand Peza: E kanë montuar shumë bukur, kur e hodhën në “Youtube” por që mua nuk më pëlqen vetja kursesi. Nga moderimi, unë mendoj që ka shkëlqyer shumë vetëm kostumi i moderatorit, çdo gjë tjetër ishte blozë.
